Skip to main content

SI TË BËJMË KREPA ?



Krepat jane nje gatim shume antik me origjine franceze, te cilat sipas legjendes jane shfaqur ne shekullin e V kur Papa Gelasio donte te shuante urine e pelegrineve francez te lodhur dhe te uritur te cilet kishin ardhur ne Rome per festen e Candelora (2 shkurt, pastrimi i trupit te Zonjes Mari). Per kete arsye ai urdheroj kuzhinen e Vatikanit te sillnin shume veze dhe miell me te cilat jane krijuar edhe krepat e pare qe u bene shume te njohura ne France. Ne ditet e sotme, pregatiten gjithashtu me pak perberes nga te cilet veze, miell, qumesht dhe gjalp dhe sipas preferencave mund te shijohen ne mijera menyre si te kripur ashtu dhe te embel. Vete fjala krepe, vjen nga latinishtja crispus qe do te thote “kacurrel”, term ky i lidhur me crespele,nje lloj i krepave te vegjel dhe shume te holle te cilat gjate gatimi rrudhen plotesisht.
Perberesit per krepa te kripur
  • 250gr miell
  • 1/2 liter qumesht
  • 40gr gjalp
  • 3 veze
  • pak kripe
Perberesit per krepa te embel
  • 250gr miell
  • 1/2 liter qumesht
  • 40gr gjalp
  • 3 veze
  • 60gr sheqer
  • 1 bustine vanilje
  • pak kripe
  • pak kanelle (fakultative)
  • pak rum ose konjak (fakultative)
Vendosim ne nje tas te madh dhe te thellemiellin e situr, (shtojme sheqerin dhe vaniljen nese po pregatisim krepa te embel), pak kripe dhe gjysme liter qumesht. E rrahim perberjen me pirun (apo me nje rrahes elektrik) derisa te formohet nje mase e njetrajtshme dhe pa kokerriza.
Ne nje ene tjeter rrahim fort vezet te cilat ia shtojme mases mesiper duke vazhduar perzierjen derisa te dy perberesit te bashkohen me njeri tjetrin. E mbulojme brumin me nje leter transparente dhe e leme te pushoje per te pakten gjysme ore.
Perpara se ti gatuajme, shtojme gjalpin e shkrire dhe i perziejme mire.
Ne nje tigan te ceket per krepa, shkrijme pak gjalp dhe hedhim nje garuzhde brume duke e perhapur mire ne te gjithe tiganin me levizje rrotulluese. I gatuajme krepat per rreth 3 minuta nga njera ane dhe 3 minuta nga ana tjeter. Me dozat e perberesve te mesiperme duhet tju dalin 6-7 krepa ne nje tigan me diameter 26cm.

Comments