Nuk ka asgjë më mizore sesa shfaqja e puçrrave para një ngjarje të veçantë. Sidoqoftë, për ta luftuar këtë dukuri ka shumë ilaçe natyrale të cilat ju ndihmojnë ta bëni këtë brenda nate. Kuba akulli Mbështillni kubat e akullit me një leckë të pastër dhe fërkojeni mbi puçërr për dy apo tre minuta. Temperaturat e vogla i zvogëlojnë poret e lëkurës, duke e bërë të vështirë për to mbushjen e tyre. Gjithashtu, asnjëherë mos i prekni puçrrat me thonj, pasi që do të lënë shenjë në zonën e prekur. Nëse keni nevojë të kruheni, aplikoni akull. Pika për sy A e keni ditur se pikat e syve kanë efekt edhe në puçërr? Po, pra. Nëse keni puçrra në fytyrë, atëherë hidhni disa pika të ilaçit për sy në të për të zvogëluar acarimin. Megjithatë, efekti i pikave për sy do të zgjasë vetëm pak orë. Pasta e dhëmbëve Pasta e dhëmbëve e thanë lëkurën, rrjedhimisht e zvogëlon ënjtjen dhe pezmatimin. Preferohet të përdorni pastë të bardhë të dhëmbëve, pasi që ato me ngjyrë përmbajnë ...